Aksident rrugor/ Humb jetën maqedonasi
Pëlqej
Nëntëmbëdhjetëvjeçari nga Radovishi ka ndërruar jetë sot në mëngjes pas aksidentit rrugor të dy veturave, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturaveGolf” dhe “Mercedes” i cili ndodhi në magjistralen Radovish-Strumicë.

Me “Golf”-in ngiste Kristian R., i lindur më vitin 1998 i cili ndërroi jetë në vend të ngjarjes. Ai ka qenë i shoqëruar nga Elena G., gjithashtu e lindur më 1998 e cila ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish me veturën e Ndihmës së Shpejtë. Me “Mercedes”-in udhëhiqte Teodor J., 48 vjeç.
Shtuar më 18/11/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori