Një
aksident i rëndë rrugor ka
ndodhur sot pasdite në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, ku një person ka humbur jetën dhe
katër të tjerë janë lëndua.
Sipas informacioneve të para të SPB Tetovë, aksidenti mes dy makinave ka
ndodhur rreth orës 17:30
katër kilometra afër
Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mësohet se në
aksident kanë marrë pjesë makina “Opel Astra” me
targa të Dibrës dhe “Renault Megan” me
targa të
Gostivarit.
Pas aksidentit të lënduarit janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gostivar. Ndërsa në ndërkohë pritet që të bëhen hetime nga ana e prokurorit publik dhe policisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018,
ora 19:48