Superkupa e Shqipërisë: Tirana-Teuta, dalin formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet e Superkupës së Shqipërisë Tirana-Teuta.

Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë titullarë Erjon Hoxhallarin dhe Elton Kalenë për shkak dëmtimi në ndeshjen me Crvena Zvezdën.

Tekniku Egbo do të zëvendësojë Hoxhallarin në krahun e majtë të mbrojtjes me Ismajlgecin. Titullar do të jetë dhe Ardit Toli, ndërsa Grent Halili merr vendin e Kalesë. Mesfusha mbetet e njëjta me Bathën dhe Çelhakën, kurse Torasa merr rolin e organizatorit. Në krah ai do të ketë Uinful Kobinanë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini luan me formacion bazë, edhe pse në konferencën për shtyp deklaroi se do të ndryshonte disa prej titullarëve.

Porta, mbrojtja dhe mesfusha mbeten të pandryshuar nga takimi i fundit kundër Beitar Jeruzalemit në “Niko Dovana”. Për sa i përket sulmit, Rubin Hebaj e nis si titullar.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

Stadiumi “Air Albania”

Ora 20:00

Formacionet e ndeshjes

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Najdovski, Toli, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Halili. Trajner: Emanuel Egbo.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Aleksi, Avdyli, Beqja, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.


Shtuar 31.08.2020 17:38