Aksident në Gllumovë, pesë persona të lënduar (VIDEO)
Një furgon me targa të SK është aksidentuar sot në mesditë në pikën pagesore të Gllumovës, duke goditur një veturë me targa AL.

Sipas dëshmitareve okularë furgoni ka qenë me shpejtësi dhe fillimisht ka goditur kabinën e pikës pagesore dhe pastaj makinën, ku ishin 5 shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 3 muajsh, të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike universitare të Shkupit.

Përfaqësuesi i pikës pagesore në autostradën Tetove-Shkup tha se furgoni nuk ka arritur të frenojë dhe në goditje të kabinës, është lënduar edhe njëri nga inkasantët, por sipas tij, kolegu është jashtë rrezikut për jete.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori