Disa persona u plagosën në aksidentin që ndodhi si pasojë e përplasjes së një
autobusi nga
Maqedonia dhe një
kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.
Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga
Maqedonia u plagosën rëndë, gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë kaluar pa pasoja.
Edhe Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmoi aksidentin dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet
austriake.
Sipas policisë
austriake, aksidenti ndodhi kur
autobusi nga
Maqedonia ndaloi për shkak të një defekti dhe u përplas nga
kamioni, që transportonte lëndë drusore, raporton Alsat.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 16:59