Aksident në Ohër, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën në një aksident në fshatin e Ohrit, Podmole.

Aksidenti ka ndodhur me përplasjen e veturës Peugeot e cila ka kaluar në linjën e kundërt dhe ka goditur veturën e tipit Hyundai, gjë që ka çuar në humbjen e jetës të shoferit të veturës Peugeot njofton SPB Ohër.

Policia dhe mjeku ligjor kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë shikuar rastin për të gjetur shkaqet e vdekjes të viktimës./albeu.com/
Shtuar më 27/08/2016, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori