Surprizat e motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e Enjte do të jemi nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikihet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në mesditë, duke u pasuar me reshje shiu kryesisht përgjatë relieveve malore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s.

Dallgëzimi në Detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 7°/15°C

Në zonat e ulëta 9°/21°C

Në zonat bregdetare10 °/20°C


Shtuar 19.04.2023 15:58