Aksident i rëndë në Tetovë, vdes 20 vjeçarja
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën një 20 vjeçare e kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Aksdienti ndodhur rreth orës 23 në rrugën Trebosh-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të këtij fshati, njofton TetovaSot.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski tha se një makinë e tipit “Golf”, i drejtuar nga R (33) nga Treboshi, për arsye deri tani të panjohura ka humbur kontrollin, doli nga rruga, u përmbys dhe u përplas me një dru aty pranë.

Nga përmbysja dhe goditja, shoferi dhe tre pasagjerë në automjet, djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçar dhe dy femra njëra 20 vjeçe E.A dhe tjetra 23 vjeçe E.A kanë marrë lëndime të renda, dhe më pas janë transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë. Për shkak të ashpërsive të lëndimeve ata urgjentisht janë transferuar në klinikat e Shkupit. Rreth orës një pas mesnate 20 vjeçarja Edona A. nga plagët e marra ka ndërruar jetë dhe tre të tjerët ndodhen në gjendjen të rëndë, tha Josifovski.

Me autorizim të prokurorit publik, inspektimin në vendin e aksidentit ka kryer ekipi nga policia e Tetovës.
Policia e Tetovës po punon në zbardhjen e plotë të aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin.
Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në njëqind e pesëdhjetë mijë denarë./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori