Aksident i rëndë në Tetovë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar rëndë në përplasjen e një makine motorike për rregullim të hekurudhave dhe një automobil "Opel Corsa" me targa të Tetovës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në kalimin hekurudhor ilegal afër fshatit Ratae të Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Jostifovski.

Makina po lëvizte nga Tetova drejt Shkupit dhe brenda tij kanë qënë shtetasit A.E 35-vjeç dhe B.E.62-vjeç dhe dy banorë të Shemshovës. Nga përplasja ata kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës.

Policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbulimin e arsyeve për aksidentin.

Shtuar më 18/02/2013, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori