“Mbani frymën….”! Tre të arrestuar VIP te Ministria e Financave, Artan Hoxha zbulon detajet

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimeve të bujshme në Ministrinë e Financave ku u janë vënë prangat Sekretarit të Përgjithshëm Arlind Gjokutaj dhe dy drejtorëve të rendësishëm, të cilët janë Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha.

Artan Hoxha, përmes një statusi në rrjetin social Facebook thekson se ata janë përfshirë në një aferë korruptive, e cila kap vlerën e 1.5 miliard lekëve.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha

Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave.
Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh…
Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. 

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Boçoni” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicoça” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).
Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Pse u arrestuan?

Tre zyrtarët janë arrestuar nga SPAK me akuzën për shpërdorim detyre. Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Prokurori Ndini Tavani ka firmosur arrestimin e tre personave. Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Mësohet se shuma prej 480 milionë lekësh që iu kalua shtetasit Ilir Thana nga hetimet e deritanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

 

 

I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim.

Sipas hetimeve në qershor 2022 funksionarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që iu tregoi statusin e objektit një magazinë për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. Godina sipas prokurorisë iu shit të arrestuarit Thana mbi 1 milion lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekëve të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe së motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm. /albeu.com