Aksident i rëndë në Shkup, një i vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Trubarevë të Shkupit.

Sipas informacioneve të MPB-së një makinë e tipit BMV e cila jozyrtarisht ka qenë me shpejtësi të madhe ka goditur një motoçikletë, ndërsa vozitësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë një fëmijë tjetër i cili ka qenë kalimtar rasti ka marrë lëndime të rënda dhe është në gjendje kritike. Në vendngjarje policia ka kryer ekspertizë. Dëshmitarët ngjarjen e përshkruajnë si të tmerrshme.
Shtuar më 11/10/2020, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori