Aksident i rëndë në Shkup, 5 të vdekur
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 3.00 të mëngjesit në afërsi të vendit të quajtur “Rampa” në Shkup, ku kanë humbur jetën pesë persona. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, automjeti i markës “BMW” në të cilin gjendeshin pesë të rinj me iniciale A.S, B.S, G.Gj, ZH.K dhe F.B, të gjithë të moshës 27 dhe 28 vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur bodrumin e godinës në afërsi. Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë vdekur në vend. Policia ende po inspekton vendin e aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2013, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori