Aksident i rëndë në Kumanovë, 4 të plagosur (FOTO LAJM)

Katër persona janë plagosur në tre aksidente të automjeteve që ndodhën sot në mëngjes në orën 7:40 në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë, në afërsi të filiales së N.P Pyjet e Maqedonisë.

Automjeti i parë i tipit "BMW", i drejtuar nga 31-vjeçari B.F. ka ardhur nga Likova për në Kumanovë, ndërsa nga ana e kundërt kanë qenë "Opel Astra", i drejtuar nga 25-vjeçari S.C dhe automjeti i tretë "Volsfagen furgon" i drejtuar nga M.P. 33-vjeçar nga Kumanova.

Siç informojnë nga MPB, shoferi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore, bashkëudhëtari i tij 45 vjeçarI B.A. me lëndime trupore, ndërsa është lënduar edhe një pasagjer në furgon B.T. i lindur më vitin 1977.

Të gjithë të lënduarit u dërguan në spitalin e Kumanovës ku u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa në vendin e aksidentit vijojnë hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori