Aksident i përgjakur në Tetovë
Në hyrje të Tetovës, te rrethrоtullimi i parë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy makina.

Sipas informatave, ka edhe persona mjaftë të lënduar të cilët janë dërguar për në spital. I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët me 3 automjete janë shfaqur në vendin e ngjarjes për të asistuar në nxjerrjen e të lënduarve nga makinat.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe policia për të kryer inspektimet se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe për të mësuar shkaqet.
Shtuar më 27/04/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori