EMRI/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, shoferi humb njërin krah në vend

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Hinkë në Dimal, pasi një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Drejtuesi i mjetit tip Opel Astra me targa AB918 GU, Krenar Cjapi 45 vjeç si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur njërin krah në vend.

Cjapi pas aksidentit është dërguar menjëherë dret Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë./albeu.com