Pas Champions, zbulohet data e finales së Europa League

Pas datës së mundshme për finalen e Champions të dhënë nga UEFA, një datë emundshme është dhënë edhe për finalen e Europa League.

Gjatë javës që kemi lënë pas kanë qarkulluar disa lajme mbi atë se si do të vazhdojnë garat evropiane si Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës.

Plani është që ndeshjet e këtyre garave të zhvillohen gjatë muajit gusht, me nga një ndeshje çdo tri ditë.

Sa i përket Ligës së Evropës, gjithçka pritet të rifillojë më 2-3 gusht, kurse çerekfinalet pritet të luhen më 10-13 gusht.

Gjysmëfinalet planifikohet të luhen nga 17-20 gushti, duke lënë të kuptohet se finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 27 gusht.

Në linja të përafërta pritet të vazhdojë Liga e Kampionëve, nga 7 deri më 29 gusht.


Shtuar 20.04.2020 06:46