Sot me fillim në orën 15:00, në hapësirat e Muzeut të
alfabetit shqip në Manastir do të mbahet
akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit- Ditës së
Alfabetit Shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në akademinë
solemne do të marrin pjesë
përfaqësues eminentë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia Shqiptare për Studime Albanologjike, Instituti Albanologjik i
Kosovës, Instituti i Historisë i
Kosovës, dhe më shumë
përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia.
Para fillimit të kësaj ngjarjeje, janë paraparë dhe deklarata për media.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 13:36