Akademi përkujtimore për dëshmorët
Një akademi përkujtimore do të jetë në nderim të dëshmorëve Harun Aliu, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu. Ata janë vrarë para tre vitesh në pritë nga Policia.

Akademia do të zhvillohet të dielën, më 12 maj, në Teatrin Shqiptar në Shkup, me fillim në ora 18.

Paraprakisht, do të bëhen gjatë ditës homazhe pranë varreve të dëshmorëve: në ora 11, në f. Rogovë e Hasit, do të zhvillohen homazhenderim të Xhafer Shalës; në ora 12, në f. Merovë, homazhenderim të Shaban Zenunit; në ora 14, në f. Gërçec, homazhenderimQemal Fejzullahut; dhe në ora 16, në f. Hasanbeg, homazhenderim të Harun Aliut.

Që të katër luftëtarët e lirisë ranë në pritë nga Policia, në hyrje të fshatit Radushë të Shkupi. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori