Ajdari: PSP të merr rastin “Monstra”
Familjarët e të dënuarve në rastin Monstra shprehen të dëshpëruar nga përgjigja e fundit e Prokurorisë Speciale lidhur me mos-hapjen e deritanishme të këtij rasti. Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Ajdarit, thotë se tanimë ata dyshojnë në sinqeritetin e Prokurorisë Speciale pasi përveç tyre, ky institucion nuk ka hetuar as edhe ndonjë rast tjetër të shqiptarëve. Familjarët druajnë se prokurorisë do t’i përfundojë mandati dhe Kuvendi nuk do t’ua vazhdojë atë dhe rasti “Monstra” do të mbetet pa hapur asnjëherë.

“Të them të drejtën fort po dyshojmë në sinqeritetin e këtij subjekti i cili me arsyetime të lehta e anashkalon këtë rast. Unë nuk e kuptoj këtë që si është e mundur që asnjë rast shqiptarë të mos procesuohet. Mund të mos fitojë PSP një mandate tjetër duke pasur parasysh opstrukcionet që ja bën Qeveria, të thotë nuk mund të vazhdojmë kështu, ndërpritet mandate dhe pastaj një arsyetim tjetër do të del prokuroria dhe do të thotë ne e kishim në plan, ja në u ndërpre mandate dhe ditën e mirë, çka ngelet me këtë?”, është shprehur për Tv Shenja, Bedri Ajdari./Albeu.com/

Shtuar më 05/06/2016, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori