Aivo Orav: Kushtet në burgje jo të mira
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav ka shfaqur rezerva në lidhje me kushtet që kanë të dënuarit në burgjet maqedonase. Sipas tij kushtet e këqija materiale, mbrojtja e përkufizuar shëndetësore, mungesë nga aktivitete arsimore dhe rehabilituese janë disa nga cështjet për të cilat duhet bërë më shumë.



“Menaxhimi i dobët, kushtet e këqija materiale, mbrojtja e përkufizuar shëndetësore, mungesë nga aktivitete arsimore dhe rehabilituese, veçanërisht për adoleshentët, mekanizëm i pavarur në kontroll me qëllim që të dënohen fajtorët, janë çështjet të cilat duhet të përmirësohen. Gjithashtu edhe numri i tepërt i të burgosurve në një burg mbetet për 25 për qind më shumë”, tha ambasadori Orav. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori