Çair, një banesë në flakë si pasojë e rrymës elektrike
Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në Çair të Shkupit.
Ngjarja ka alarmuar banorët të cilët jetojnë në ndërtesë, por fatmirësisht pas lajmërimit për zjarr, ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë dhe zjarri nuk është përhapur shumë, por vetëm në një dhomë.

“Dola prej shtëpisë dhe sa mbërrita në treg, më lajmërojnë dhe më thonë se të është djegur shtëpia. Kur erdha këtu nuk mund të hipja lart prej tymit. Zjarrfikësit erdhën në kohë. Bashkëshortja ime ishte brenda, dhe kur është përhapur zjarri ka dalë prej shtëpie.

Ajo thotë se ka plasur diçka, me gjithë gjasë instalimi I rrymës, dhe tani është e stresuar. Është djegur vetëm një dhomë. Në dhomat tjera dhe në tualet nuk është përhapur zjarri. Ka qenë intervenim i shpejtë i zjarrfikësve, sepse në të kundërtën dëmi do të ishte shumë më i madh”,tha pronari i shtëpisë së djegur, raporton TVM2.

Zjarri është përhapur në katin e 5të ndërtesës , ku brenda në në momentin e shpërthimit të flakëve ka qenë vetëm një grua e cila përveç traumës psikologjike, nuk ka pësuar në lëndime fizike.

Paraprakisht, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori