Ahmeti: Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare kanë merita për ligjin e gjuhëve
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin "200" në Alsat-M ka folur për ngjarjet e fundit në vend, për Ligjin për gjuhët dhe për skenën politike në Maqedoni.

Ai tha se miratimin e ligjit e kanë përshendetur të gjithë dhe të gjithë kanë merita, por më meritorët sipas Ahmetit janë ushtarët e UÇK-së.

"Më meritorët për ligjin e gjuhëve janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sigurisht ligji për gjuhët është një arritur e madhe, është tentuar që të kemi temi një ligj të tillë por kemi pasur dallim në interpretimin e marrëveshjes së Ohrit. Ky ligj nuk është kundër kushtetutës të Maqedonisë dhe nuk është i kontestueshëm nga gjykata kushtetuese. Në aspektin ligjor gjuha shqipe nuk është në përdorim vetëm në nivel ndërkombëtar", deklaroi Ahmeti.

Ahmeti në mes tjerash në emision tha se "Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë dhe me pozitën e vendit. Shqiptarët nuk do të jenë indiferent në çështjen e emrit. Ky është vendi jonë, shteti jonë."

Ahmeti tha se vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq është vetëm një rast i izoluar dhe asesi nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit. /albeu.com/





Shtuar më 17/01/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori