Ahmeti tregon se për çfarë diskutoi me eurokomisionerin Hahn
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar sot në Shkup takimin e radhës me eurokomisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Ai është ndarë i kënaqur nga takimi duke shpalosur detaje nga biseda mes tij dhe komisionerit Hahn.

”Ishte një takim shumë i rëndësishëm me komisionerin Hahn. Kemi folur për të gjitha temat që lidhen me proceset integruese, reformat në gjyqësi, bashkëpunimin me opozitën. I premtova Hahn-it se do të bëjmë tentime maksimale për t’i arritur hapat konkret që të jemi sa më afër me zhvillimet dhe realizimin e të gjitha çështjeve që na afrojnë me Evropën”, deklaroi Ali Ahmeti. /albeu.com/



Shtuar më 26/06/2017, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori