Ahmeti: Të investosh është patriotizëm
Në Neproshten të komunës së Tetovës është hedhur sot gurthemeli për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e metalit dhe të plastikës "Trim International".

Në inaugurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe qendror.

Ahmeti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se të investosh në këtë kohë krize, është më shumë se patriotizëm dhe se është një hap shumë i dobishëm jo vetëm për investitorin, “por edhe për qytetarët, sepse një vend pune më shumë është një problem më pak.

“Siç dihet, si vend kemi nevojë për vende të reja të punës dhe shpresoj të mos mbetet vetëm me investimin e Servet Merxhanit, por pas këtij investimi, të ketë edhe investime të tjera. Ne bëjmë të gjitha përpjekjet që investitorëve tu sigurojmë që kapitali i tyre të mos rrezikohet”, tha Ahmeti,gjatë inaugurimit të punimeve në Neproshten raporton Zhurnal.

Në këtë fabrikë pritet të punësohen rreth 50 persona, kurse vlera e investimit arrin në rreth 1.5 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori