Ahmeti takon ambasadorin Orav
Në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Aivo Orav, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Ambasadori Orav theksoi që sapo është kthyer nga Brukseli ku Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë në të cilën i rekomandohet Komisionit Evropian që vendit tonë ti ndahet datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav folën për plotësimin e kornizës Evropiane të miratuar në samitin e dhjetorit 2012 në të cilën parashihen zgjidhja e çështjes së emrit, ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore si dhe zbatimi i reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu u diskutua edhe rreth lirisë së mediave dhe komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti shprehu bindjen që çelsi për të gjitha çështjet e hapura, si ato të mbrendshmet dhe ato të jashtmet, mbetet zgjidhja e kontestit me fqiun jugor, Greqinë, mni emrin e vendit. Po që se mbyllet kjo çështje, happen dyert e perspektivës EuroAtlantike të Maqedonisë si dhe krijohen kushte të shëndosha për plotësimin e të gjitha standardeve tjera. Por, deri në samitin e Bashkimit Evropian në fund të qershorit, komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendore duhet të përqëndrohen në përparimin e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kryetari Ahmeti gjithashtu njohtoi Ambasadorin Orav për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për takimet me institucionet amerikane, misionet e përhershme të SHBA, Francës dhe Britanisë pranë OKB si dhe për takimin me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, z. Mathew Nimetz, me çrast theksoi nevojën për mbështetje edhe më të madhe ndaj z. Nimetz që të përmbyllet kjo çështje.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që duhet të bëhen përpjekje shtesë për ta përafruar vendin drejt fillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori