Ahmeti takon një grup nga delegacioni i ambasadorëve pranë OSBE
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ditën e sotme ka pritur një delegacion me ambasadorë nga vendet vendet mike të Maqedonisë. Pjesë e këtij takimi ka qenë Ambasadorin Daniel Baer, nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të SHBA pranë OSBEsë, Ambasadorin Dominic Schroeder, nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të Britanisë së Madhe, Ambasadorin Tacan Ildem, nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të Turqisë, Ambasadorin Thierry Bechet, përfaqësia e përhershme e delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin Liselotte Plesner, përfaqësia e përhershme e delegacionit të Danimarkës, z. David Emmert, Zyra e Atashesë së Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA në Vienë, Austri dhe z. Nathan Jones, nga Delgacioni Amerikan të gjithë pranë OSBEsë.

Ambasadorët e vendeve mike shfaqën interes për situatën aktuale në vend dhe krizën politike pas shpalosjes së përgjimeve nga ana e opozitës.

Ambasadorët shprehën gatishmëri ta ndihmojnë Maqedoninë në tejkalimin e krizës, por edhe rikthimin e fokusit në integrimin EuroAtlantik të vendit tonë.

Kryetari Ahmeti duke i falëminderuar mysafirët për vizitën, theksoi që ndihma e komunitetit ndërkombëtar është e domosdoshme dhe që BDI do të kontribuoj për zgjedhje dhe nuk do të bëhet pjesë e problemit.

"Unë e njoh Evropën me kufij dhe pa kufij, e njoh të ndarë me gjëmba dhe të bashkuar si një, edhe unë jam Evropë dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendin tim dhe vendet e rajonit të Ballkanit perendimor", theksoi Kryetari Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori