Ahmeti takon Kryetarin e Selanikut, Janis Butaris
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur mbrëmë në takim Kryetarin e Selanikut, Janis Butaris.

Ahmeti dhe Butaris kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për çështje të interesit të ndërsjellë, shkëmbime kulturore, arsimore, bashkëpunim ndërkufitar të komunave por edhe për kontestin e emrit dhe integrimet EuroAtlantike.

Lideri Ahmeti mbështeti të gjitha idetë për bashkëpunim midis komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim me Selanikun dhe mirëpriti gatishmërinë e Butaris për ta thelluar komunikimin midis qyteteve tona.

Ahmeti dhe Butaris diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me ç’rast u pajtuan që duhet të arrihet kompromis për kontestin e emrit sa më shpejt duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen EuroAtlantike. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori