Ahmeti takon Haindl: Marrëveshja e Përzhinos do të respektohet
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Gjermane, Ambasadorin Johannes Haindl.

Sipas Ahmetit BDI mundësoi rikthimin e Parlamentit si parakusht elementar për çdo gjë. “Më pas anuluam zgjedhjet në afat të pacaktuar, njëkohësisht krijuam mundësi ligjore për tërheqje të faljes së Ivanovit, siguruam garanci për vazhdimin e punës së prokurorisë speciale si dhe brenda vetëm një dite miratuam disa ligje të domosdoshme reformuese që nevojiten për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Këto hapa rikthyen stabilitetin dhe sigurinë ndërsa janë edhe parakusht për zbatimin e reformave që do të sjellin zgjedhje të besueshme. Marrëveshja e Përzhinos vijon në kapacitet të plotë, me prokurori speciale dhe komision zgjedhor të pavarur, ndërsa Qeveria do të zbaton reformat e parapara.” i tha Ahmeti Haindl-it, shkruan Portalb.

Ahmeti gjithashtu ngriti nevojën për rikthim të agjendës së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ftoi Ambasadorin Haindl dhe Qeverinë Gjermane që të fokusojnë energjinë në këtë drejtim pasi që të gjitha çështjet e këtij vendi burojnë nga ky problem./Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori