Ahmeti takon ambasadorin slloven: BDI përkrah kompromisin e arritur
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Slovenisë, Branko Rakovec.

Në takim u diskutua rreth përpjekjeve për ta zgjidhur krizën politike në vend, situatën e sigurisë, çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik.

Ahmeti theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes politike midis liderëve të katër partive më të mëdha në vend me ndërmjetësim të komisionerit Hahn dhe Ambasadorëve të SHBA dhe BE në Shkup.

Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët e pajtuan rreth një kornize për ta nisur zgjidhjen e krizës poltike dhe kjo marrëveshje është fillimi i tejkalimit të situatës së vështirë në vend.

Kreu i BDI-së shprehu bindjen që të gjitha palët do të janë kontruktive dhe do të bëjnë përpjekje për ta realizuar marrëveshjen e kompromisit të cilën e mbështetëm të gjithë sëbashku.

Ahmeti theksoi që marrëveshja e arritur mundëson adresimin e shqetësimeve, por edhe rikthimin në agjendën prioritare të vendit tonë, atë të integrimit në NATO dhe BE nëpërmjet të arritjes së zgjidhjeve të çështjeve me fqinjët tanë si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Në lidhje me situatën e sigurisë pas incidentit në Kumanovë, Ahmeti theksoi nevojën për bashkëpunim të afërt rajonal dhe në veçanti midis drejtorive të sigurisë midis Kosovës dhe Maqedonisë në mënyrë që të hetohet drejt ky rast dhe e vërteta të dalë në shesh. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori