Ahmeti takon Ambasadorin e BE-së
Ali Ahmeti
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet të zhvillojë sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav.

Zhvillimet e fundit politike, incidentet ndëretnike dhe mes të rinjëve, procesi i integrimit të vendit në Bashkimit Evropian dhe marrëveshja e fundit paraqasëse e dialogut midis Brukselit dhe Shkupit do të jenë temat kryesore të këtij takimi, informuan nga BDI.

Sipas tyre, ky takim është në vazhdën e takimeve dhe bisedimeve të kreut të kësaj partie me diplomatë perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori