Ahmeti takon ambasadorët: BDI mbështet marrëveshjet e arritura
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të përbashkët pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhej Bejli, dhe me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav. Takimi u zhvillua në Ambasadën Amerikane në Shkup.

Tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte realizimi marrëveshjes së 2 qershorit dhe të protokolit të 14 korrikut që u arritën me pajtimin e katër partive më të mëdha në vend me ndërmjetësimin ndërkombëtar të BE dhe SHBA.

Ahmeti theksoi që BDI mbështet tërësisht marrëveshjet e arritura dhe bën përpjekje që ato të realizohen me sukses duke dhënë propozime konstruktive dhe mbipartiake.

Prokurori special paraqet sfidën e rradhës dhe për këtë partitë do të duhen që të angazhohen maksimalisht për të mundësuar funksionimin e suksesshëm të këtij institucioni të përkohshëm në kuadër të sistemit prokurorial të vendit.

Kreu i BDI-së i paraqiti pikëpamjet e BDIsë mbi çështjen e prokurorit special, por edhe çështjet tjera që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga katër liderët politik.

Për BDI-në, të gjitha obligimet nga marrëveshjet duhet të zbatohen me konsensus në mënyrë që të përfitojnë edhe besimin e qytetarëve si dhe të rikthejnë kredibilitetin e institucioneve.

Sa më parë që ti zbatojmë këto obligime, aq më parë rikthehemi në çështjet prioritare për vendin, ato të integrimit EuroAtlantik, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillimet ekonomik. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2015, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori