U kap duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar më iniciale N.R., pasi ka tentuar të transportojë kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar vendet e BE-së

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, F. Q., 28 vjeç.

Njoftimi  i policisë:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë, kanë kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin N. R., me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se bashkëpunëtor me 41-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi F. Q., i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.06.2021 10:27