E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Ahmeti takon ambasadoren e Francës Oer
Ambasadorja e Francës në Republikën e Maqedonisë, zonja Lorens Oer, sot vizitoi selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, ku realizoi një takim pune me Kryetarin e BDIsë, z. Ali Ahmeti.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth integrimeve EuroAtlantike të Maqedonisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për përcaktimin e fortë dhe të drejtë të Presidentit Francez Hollandë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Ky përcaktim na inkurajon që të vazhdojmë me përpjekjet tona drejt arritjes së kompromisit midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë. Kryetari Ahmeti theksoi që Franca ka qenë dhe mbetët e angazhuar fuqimisht në rajon dhe Maqedoni pas vitit 2001 dhe paraqet një nga vendet që më së miri i njeh rrethanat në vend, andaj dhe angazhimi i theksuar i Francës është më se i mirëseardhur.

Kryetari Ahmeti tha që Marrëveshja e Ohrit do të vijojë të zbatohet, por edhe ajo është ngushtë e ndërlidhur me zgjidhjen e kontestit me emrin pasi që integrimi i vendit në NATO dhe BE sjell siguri, stabilitet, relakson marrëdhëniet ndëretnike në vend, përmirëson marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe mundëson zhvillimin ekonomik të vendit.

Ambasadorja e Francës Oer shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me të gjithë përfaqësuesit e BDI në ekzekutiv si dhe ritheksoi gatishmërinë për të ndihmuar në të gjitha proceset që përmirësojnë klimën e tolerancës dhe pajtimit në Maqedoni dhe në veçanti integrimin EuroAtlantik të vendit.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth nevojës së shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian për zhvillim si dhe bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve tona. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2013, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori