Ahmeti, takim me Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Tetovë Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, z. Ramon Abaroa Carranza.

Ahmeti dhe Ambasadori Carranza shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Kreu i BDI-së, elaboroi mbi ecurinë politike gjer në zgjedhjet e vitit të kaluar të cilët prodhuan rezultate që kanë prodhuar debat brendapartiak mbi pesë opsionet të mundshme të BDI-së.

Z. Ahmeti theksoi që propozimi-ligji i përgatitur për gjuhën nga shqiptarët tashmë është dorëzuar dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje eventuale, por për momentin, marrëveshje nuk ka. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori