Ahmeti: Sot është momenti i përgjegjësisë politike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në një takim pune Drejtoereshën për Ballkanin Perendimor dhe Zgjërimin pranë Ministrisë zë Jashtme Britanike, zonjën Fiona Mcilwham dhe Ambasadorin Britanik në Maqedoni, Çarls Garet.

Në takim u diskutua kryesisht për krizën aktuale poliitike në vend, zgjedhjen e Prokurorit Special, zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit si dhe integrimin EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti njohtoi britanikët mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për prokurorin special dhe skandalin e përgjimeve si dhe bëri apel tek partite tjera pjesëmarrëse që t'i tejkalojnë sot dallimet midis tyre dhe të bien n% marrëveshje për kornizën ligjore dhe emrin.

"BDI është e gatshme për kompromis dhe ftojmë palët që gjithashtu të përafrojnë qëndrimet sepse duhet të ruhet kredibiliteti politik i shtetit dhe të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në praninë e autoriteteve të larta të Brukselit dhe Washingtonit.

Zbatimi i marrëveshjes rikthen kredibilitetin e lëkundur të institucioneve të vendit, përforcon partneritetin tonë me komunitetin EuroAtlantilk si dhe na rikthen fuqishëm në rrugën integruese. Sot është momenti i përgjegjësisë dhe i veprimit politik", tha Ahmeti. /Albeu.com/
Shtuar më 14/09/2015, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori