Ahmeti: Shteti federal nuk është pjesë e dokumentit të firmosur në Tiranë
Kreu i BDI-së, Ahmeti i i cili ditën e djeshme ishte i pranishëm në takimin e iniciuar nga Kryeministri Rama me liderët e partive shqiptare në Maqedonia , duke folur për Nova Tv ka treguar nëse një pjesë e kërkesave si kusht për koalicionimin në Qeverinë e re janë për shtet federal dhe ndryshim i Kushtetutës.

Ahmeti tha se diçka e tillë nuk është e parashikuar në dokumentin e Tiranës dhe se së shpejti do të publikohet.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po ashtu ka thënë se ende nuk ka filluar zyrtarisht bisedime me ndonjë parti për koalicionim në Qeveri.

Ahmeti pret që në përfundimin e dokumentit nga Tirana të aktivizohet edhe PDSH, e cila nuk mori pjesë në takimin e djeshëm. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2016, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori