Aksidentohen 3 mjete në Fushë Krujë, një nga shoferët drejt Tiranës, 3 kanë mbetur të bllokuar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë. Në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë janë lënduar rëndë 3 persona dhe një nga drejtuesit e makinave.

Burime bëjnë me dije se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e personave që janë bllokuar në mjete.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikëses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.


Shtuar 23.03.2022 20:57