Ahmeti: Sahadete Mekuli, frymëzim për femrën shqiptare
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka nisur sot një telegram ngushëllimi familjes Mekuli, për ndarjen nga jeta të mjekës së parë në Prishtinë, shqiptares nga Ohri, Sahadete Mekuli.
Në telegramin e tij të ngushëllimit, Ahmeti vlerëson lartë kontributin në mjekësinë shqiptare të zonjës Mekuli, por jo vetëm.

"Zonja Mekuli ishte gjithashtu në ballë të ndihmëses për demonstruesit e lënduar në demonstratat studentore të vitit 1981. Zonjën Mekuli e kujtoj si idealiste e cila edhe sot paraqet frymëzim për femrat shqiptare dhe mjekët në përgjithësi. Virtytet e saja të larta njerëzore dhe humane do të mbesin udhërrëfim për të gjithë veprimtarët dhe shkencëtarët, andaj me lejoni ju lutem që në emrin tim personal por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Mekuli", thuhet në telegramin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2013, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori