Ahmeti: Republika Veriore ose Maqedonia e Epërme pranohet nga shqiptarët
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka thënë për gazetën greke Katimerini se për shqiptarët është i pranueshëm emri Republika Veriore e Maqedonisë ose Maqedonia e Epërme.

Ai pasi ka realizuar takime me ministrat grek për punë të jashtme dhe mbrojtje ka prezantuar pozicionet e tij. Ahmeti i ka pohuar shefit të diplomacisë greke dhe zy/kryeministrit Evangelos Venizelos potencuar nevojën për bashkëpunim për të shkuar drejt integrimit, raporton Kanali 5.

“BDI ka marrë nismë që në mënyrë dinamike të kyçet faktori shqiptar në procesin e gjetjes së zgjidhjes për emrin.

Shqiptarët në FYROM janë element përbërës dhe kemi përgjegjësi për fatin e tyre. Pasi që nuk jemi pakicë që ka ardhur nga ndonjë shtet tjetër. Ne jemi atje dhe na intereson çdo potez politik dhe çdo vendim për emrin apo procesin integrues dhe nuk lejojmë që dikush tjetër të vendos për fatin tonë.

Aq sa mban përgjegjësi Nikolla Gruevski, aq ka pëegjegjësi edhe Musa Xhaferi si zv/kryeministër apo unë si lider i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori