Ahmeti: Populli tonë i kanë ndodhur tragjedi të mëdha
Mbrëmë në Kumanovë u zhvillua tubimi i Bashkimit demokratik për Integrim ku u shpalos platform “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Europë”, gjithashtu janë promovuar edhe kandidatët për deputetë për njësinë zgjedhore numër 2.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se Kumanova është një vend që ka vuajtur shumë që nga 100 vite më pas nga luftrat ballkanike.

“Populli tonë dekada të tëra i kanë ndodhur tragjedi të mëdha deri në luftën e përgjithshme në Kosovë dhe në vitin 2001 këtu. Jo që ne frikësohemi por luftërat nuk janë të mira për popujt, por ne u detyruam, ne u përpoqëm në të gjitha mjetet në rrugë legale, dhe shpërblim kishim burgim, vrasje. Ishte makineria e Millosheviqit me satelitët e tij në Shkup e Prishtinë që na vunë në situatë liri a vdekje. Ne duam që gjeneratat që vinë të mos vuajnë por të jetojnë si të gjithë popujt e Evropës. A do të arrihet? Po, sepse jemi të sigurt sepse koncepti ynë është koncept i përparimit, është koncept i afrimit dhe i pajtimit”, deklaroi kryetari i BDI-së, njofton INA.

Ai kërkoi të mbështetet më 27 prill opsioni i BDI-së, duke quajtur votën e shqiptarëve si “vizionare që vendos për të ardhmen”, ndërsa rikërkoi të mos mbështet asnjë nga kandidatët për president. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori