Ahmeti përshëndet vizitën e Kerry-t në Tiranë: E rëndësishme për të gjithë shqiptarët në rajon
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ali Ahmeti shkruan se, vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, John Kerry, në Tiranë ka një rëndësi të jashtëzakontë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë rajonin.

"Periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim EuroAtlantik ka nevojë për mbështetjen Amerikane dhe rikthimin e fuqishëm të vëmendjes së Washington-it në drejtim të Ballkanit Perendimor.

Kjo vizitë është e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët çmojnë lartë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e pavarësisë së Kosovës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO", shkruan Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori