E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Ahmeti përkujton Srebrenicën: Nuk jetohet në hasmëri të përjetshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 20-vjetorin e genocidit serb mbi popullatën në Srebrenicë, çka përbën edhe krimin më të madh në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.


"Zhurma shurdhuese e zërave të heshtur të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kumbon fuqishëm në ndërgjegjën e gjithësecilit nga ne, duke na përkujtuar që të kaluarën nuk guxojmë ta harrojmë, por duhet gjithëmonë ta kujtojmë për të mos lejuar përsëritjen e saj kurrë më.

Gati se çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.

Këto tragjëdi, që kombi ynë për fat të keq i ka përjetuar shumë shpesh, na detyrojnë të angazhohemi për paqë dhe për siguri sepse në hasmëri të përjetshme nuk jetohet", shkruan Ali Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori