Ahmeti përkrah dialogun Serbi-Kosovë
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ahmeti shfaq përkahjen të plotë për çdo zgjidhje që është rezultat i dialogut të drejtpërdrejt dhe arritjes së marrëveshjes në mes të dy vendeve që do të mundësojë fqinjësi të mirë, paqë, stabilitet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit perendimor.


"Unë bashkë me të gjithë ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni në përgjithësi, po ndjekim me vëmendje të theksuar procesin e dialogut politik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet në pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ditë më parë, në takimin me Baroneshën Kethrin Eshton, pasi që e përgëzova për impenjimin e saj të madh dhe të sinqertë drejt arritjes së marrëveshjes, theksova edhe rëndësinë e madhe që ka procesi i dialogimit midis Prishtinës dhe Kosovës edhe për stabilitetin e Maqedonisë dhe të gjithë rajonit.

Me këtë rast, dua të shfaq përkahjen timë të plotë për çdo zgjidhje që është rezultat i dialogut të drejtpërdrejt dhe arritjes së marrëveshjes në mes të dy vendeve që do të mundësojë fqinjësi të mirë, paqë, stabilitet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit perendimor.

Dialogu është rruga më e mirë e mbylljes së kapitullit të luftërave në rajon dhe hapjen e mundësive për bashkëpunim dhe integrim evropian të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të rajonit.

Nëpërmjet të kësaj letre të drejtëpërdrejt, inkurajoj të gjitha palët drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njëkohësisht mbështes këtë proces plotësisht"- thote Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori