Ahmeti përdor ironinë kundër Selës, frikësohet nga oferta e tij?
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur ftesës së Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët për debat televiziv.
Sela ia bëri ftesën duke i dhënë mundësi të zgjedh kushtet e debatit, për vendin, kohën, gazetarin dhe televizionin ku do t’a mbanin debatin.

Por Ahmeti i është kundërpërgjigjur se nuk e di kush është opozitë pasi edhe Bilall Kasami është opozitë.

“Po ka shumë lider te shqiptarët, dhe nuk e di me kë me dalë në mejdan. Në opozitë mbetet edhe Kasami. U bëmë gazë i botës dhe turp i botës me dhjetëra parti. Me të vërtetë nuk di njeri si t’i trajtojë, me vjen turp seriozisht kur kemi takime me ndërkombëtarët me dhjetra lider shqiptarë të Maqedonisë”, ka theksuar për Zhurnal, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kujtojmë se për herë të fundit në Maqedoni debat mes kryetarëve shqiptar është mbajtur në vitin 2006 mes kryetarit të PDSH-së dhe BDI-së, Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti.

Prej atëherë, liderët nuk e kanë gjetur guximin për t’u përballur mes vete.


Shtuar më 26/05/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori