Ahmeti, për një Ballkan pa kufij
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vijuar mitingun me banorët e Kërçovës, ku theksoi se BDI kërkon mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje, për çështjen shqiptare.

“Fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21 do të mbahen mend në historinë e shqiptarëve, për shkak se në këtë periudhë u ngrit zëri i lirisë dhe dinjitetit. Ne i`a arritëm të tejkalojmë dhe të zgjidhim shumë padrejtësi që na ishin bërë”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti ka kujtuar arritjet e kësaj force politike gjatë qeverisjes dhe ka theksuar se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Sot shqiptarët janë popull shtetformues në Maqedoni, gjuha shqipe është zyrtare, edhe ate në Parlament. Para jush keni njerëz të guxishëm që do të luftojnë për të mirën e popullit, për një ekonomi stabile. Me këtë do të kemi sukses për të mbajtur të rinj këtu në trojet tona dhe për të mos ikur jashtë vendit, sepse gurpi peshon në vend të vetë”, deklaroi Ahmeti.
Ai shtoi se partia e tij lufton për një Ballkan pa kufij. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2011, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori