Ahmeti pë Kanal 5: Nuk po provokojmë me festimet
Ali Ahmeti
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për Kanal 5 ka deklaruar se festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë nuk duhet të kuptohen si provokim për maqedonasit.

"Është e vërtetë që jemi në prag të një feste, 100-vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar dhe dua të sqaroj opinionin dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë se flamuri shqiptar nuk është vetëm flamur shtetëror i Shqipërisë, por është flamur kombëtar", është shprehur Ali Ahmeti në intervistën për gazetarin Goran Momiroski në Kanal 5, duke shtuar se e gjithë kjo nuk bëhet për të provokuar dikë por për të kujtuar të gjithë ata njerëz që para 100 viteve janë flujuar për këtë flamur.

Ahmeti më pas ka shtuar se shqiptarët dhe maqedonasit që nga Kryengritja e Krushevës në vitin 1903 kanë luftuar së bashku për liri, duke dhënë edhe shembullin e Goce Dellçevit i cili me plis të bardhë në kokë u drejtohej shqiptarëve në Manastir, Prilep dhe në të gjithë Maqedoninë.

Në pyetjen e gazetarit Goran Momiroski, në lidhje me përmendoren e Adem Jasharit në Radushë dhe simbolikën e tankut atje, lideri i BDI-së është shprehur se në fakt, më domethënëse ishte lulja e vendosur në tubin e tankut por që askush nuk u morr me këtë detaj, por nxorrën në pah detaje tjera të parëndësishme. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori