Ahmeti: PDSH-ja të kthehet në Kuvend
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u takua sot në selinë e partisë së tij me përfaqësuesin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Ernst Rajhel.

Ali Ahmeti tha përpara mediave se edhe pse është diskutuar në këtë takim.

"Në takimin e sotëm e përshëndeta Samitin në Berlin të organizuar nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe aktivitetet e MPJ-së së këtij vendi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për interesin e tyre për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të inkurajuar nga ky aktivitet i Gjermanisë, e cila ka për qëllim që vendi ynë dhe rajoni që sa më shpejt të bëhen pjesë e Evropës së bashkuar. Biseduam edhe për marrëdhëniet ndëretnike si çështje shumë e rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë. Ne intensivisht punojmë për avancimin e këtyre marrëdhënieve, por edhe veçanërisht avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy bashkësive më të mëdha të shqiptarëve dhe maqedonasve, si njëra nga bazat nga të cilat varet ardhmëria e vendit tonë.Biseduam edhe për reformat në gjyqësi, pavarësinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit”, tha Ahmeti.

Po në këtë takim, Ahmet theksoi se është e nevojshme që PDSH-ja të kthehet në Kuvend, pasi , sipas tij, kjo do të ishte dhe në të mirë të shqiptarëve.

Ndërsa, vlerësoi se Maqedonia do të hyjë në NATO , pasi ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori