Ahmeti pas takimit me Ivanovin: Të gjitha opsionet janë të hapura (VIDEO)
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov, ka thënë se kanë biseduar për të arritur një shumicë parlamentare të shëndoshë, si dhe për situatën aktuale politike në Maqedoni.

Pas takimit, Ahmeti tha se të gjitha opsionet janë të hapura, sepse nuk kanë asnjë përfundim nga bisedimet brenda partiake, por paralajmëroi se nga nesër vazhdojnë bisedimet dhe konsultimet në BDI.

"Konfirmoj para jush që ne kemi vullnet të fortë, që të gjendet një zgjidhje për t’i futur gjërat në binar në interes të stablitetit të formimit të shteti.

Përpara interesave tona partiake kemi vendosur interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Të gjitha opsionet janë të hapura", ka thënë Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori