Ahmeti pas takimit me Hahn: Jemi në bisedime me VMRO-në dhe LSDM-në
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me eurokomisionerin e BE-së, Johannes Hahn në Kuvend tha se presin materialet e shkruara nga LSDM që të thërrasin mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe të vendoset për hapat e mëtejshëm.

“Pa materialet e shkruara, nuk do të ketë nënshkrime nga BDI-ja. Së pari ne duhet të shohim se çfarë do të na ofrojnë “, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket kushteve të platformës së shqiptarëve ai theksoi se mediat e kanë interpretuar gabim dhe kjo ishte vetëm një deklaratë e partive shqiptare në të cilën nuk kishte plan për një Shqipëri të Madhe apo ndonjë ndryshim etnik.

Ahmeti refuzoi gjithashtu të ishte takuar me Aleancën për Shiptarët për të formuar qeverinë me VMRO-në.

“Në mënyrë konstante po bisedoj edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjell Kryesia Qendrore, kur LSDM do të deklarojë me shkrim a do t’i pranojë kërkesat e platformës shqiptare”.

Pas takimit me Ahmetin, Johannes Hahn do të ketë takim me Zoran Zaevin dhe në fund me Nikolla Gruevskin. /albbeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori