Ahmeti: Nuk zgjidhet emri i Maqedonisë pa Amerikën
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur se emri i Maqedonisë nuk ka për të gjetur zgjedhje pa ndërhyrjen e Amerikës.

Në një takim me ambasadorin e SHBA-së në Shkup Pol Uollers, Ahmeti tha se Uashingtoni duhet të kujdeset që Maqedonia të integrohet në NATO dhe në BE.

Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi dhe formimit të qeverisë së re në Athinë, të gjitha palët, Maqedonia, Greqia dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet që të fokusojnë të gjitha forcat drejt tejkalimit të kontestit që po mban Maqedoninë larg nga Brukseli.

Ahmeti ftoi SHBA-në që të intensifikojë përpjekjet për zgjidhjen e emrit./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori